Bashkia e Malësisë së Madhe ka mbyllur dyert deri ditën e hënë, për shkak se dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
“BalkanWeb” raporton se pritet përgjigjja e testit edhe për 9 punonjës të tjerë, që kanë pas kontakte me të infektuarit.
Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës, ndërsa do të hapet sërish ditën e hënë të javës së ardhshme.
Deri më tani, Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID-19, një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Por, sot numri i të infektuarve ka shkuar në 4, ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...