Numri i njerëzve që janë infektuar me koronavirus në botë, që nga fillimi i epidemisë, ka arritur në 52 milionë e 24 mijë e 841, njoftoi sot portali Worldometer.
Deri më tani, 36 milionë e 531 mijë e 460 persona janë shëruar nga virusi, ndërsa 1 milion e 282 mijë e 944 kanë vdekur.
Aktualisht janë 14 milionë e 210 mijë e 437 raste aktive, nga të cilat një për qind janë në gjendje kritike.
Situata më e keqe është në Shtetet e Bashkuara me 10.5 milionë njerëz të infektuar, pasuar nga India me 8.6 milionë, Brazili 5.7, Rusia 1.8 dhe sot grupit të vendeve me një milion pacientë iu bashkua Italia.
Në Evropë, numri më i lartë i pacientëve është në Rusi, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, ku u regjistrua numri më i madh i vdekjeve – 49.770.
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...