
Healthcare workers wearing protective suits and face masks walk along a street in the Dharavi slum area of Mumbai, India on June 07, 2020. India continues in nationwide lockdown to control the spread of the Coronavirus (COVID-19) pandemic. (Photo by Himanshu Bhatt/NurPhoto via AP)
India ka regjistruar mbi pesë milionë të infektuar nga koronavirusi i ri, thonë zyrtarët.
Ky është numri i më lartë pas Shteteve të Bashkuara. Virusi duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se në çdo vend tjetër.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi 90.123 raste të reja në 24 orët e kaluara, duke rritur totalin në 5.020.359.
Më shumë se 80.000 njerëz kanë vdekur, derisa raportohet për mungesë të shtretërve në kujdesin intensiv dhe furnizimeve me oksigjen.
Rritja e numrit të të infektuarve vjen derisa qeveria po vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të ringjallur ekonominë. Miliona persona kanë humbur vendet e punës që nga muaji mars.
Së fundi, palestrat janë bizneset që do të rihapen, ndërsa shkollat, kolegjet dhe sallat e kinemasë mbeten të mbyllura. Por, shumica e vendeve të punës dhe tregjeve janë kthyer në normalitet, dhe shumë qytete po lejojnë restorantet dhe baret të rifillojnë shërbimet.
Numri i përgjithshëm në të gjithë botën i rasteve të konfirmuara me koronavirus është 29.
4 milionë, sipas një llogaritje nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA./REL
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...