Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19 është duke vazhduar në Kosovë.
Si rezultat i kësaj, tash e më shumë se një muaj numri i rasteve të reja me coronavirus por edhe i vdekjeve ka rënë dukshëm.
E në kuadër të procesit të imunizimit, mbrëmë në vendin tonë ka arritur kontingjenti i parë prej 81 mijë e 900 dozave të vaksinës Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës.
Kjo dozë e vaksinës është pjesë e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të cilat pritet të arrijnë deri në fund të vitit nga Pfizer pas nënshkrimit të kontratës me Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe deri më sot janë vaksinuar 160 mijë e 410 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 32 mijë e 975, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Procesi i vaksinimit do të vazhdoj edhe sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë, si dhe në komunat tjera./arbresh.info/
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do ...
Zyrtari iranian thotë se 2 mijë persona janë vrarë në trazir...
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor
Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Peja nuk udhëton në Çeki për ENBL, shkak orari i ngarkuar i ...