Pas disa javësh pa koronavirus, Mali i Zi ka shënuar 13 raste të reja.
Rastet e reja janë shënuar në pesë ditët e fundit. 3 prej të infektuarve ndodhen në spital por gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Kështu, Trupi Nacional Koordinues atje ka miratuar metodologjinë kundër përhapjes së koronavirusit.
Këtu përfshihen edhe banorët e Kosovës. Ata nuk do të mund të vizitojnë bregdetin malazez pa një test negativ Covid-19 jo më të vjetër se 48 orë.
“Nga sonte banorët që mund të hyjnë në Malin e Zi me një rezultat negativ të testit për Covid-19 janë Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, raporton RTK.
Mali i Zi më 2 qershor pati shpallur fundin e epidemisë pas 28 ditësh pa shënuar asnjë rast të ri.
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...