Kryeministri, Albin Kurti, tha se nuk ndihet i privilegjuar, por i bëri thirrje qytetarëve që t’i heqin dilemat në lidhje me vaksinimin.
“Nuk jam këtu të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem, por të ju jap shembull e të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen, e të heqin dilemat për këtë vaksinë. Ju lus që të mbani distancë e maska”, deklaroi shkurt Kurti, pas vaksinimit, raporton arbresh.info.
Kryeministri, Albin Kurti, është vaksinuar në ambientet e sallës “1 Tetori”.
Ai është i pari që është vaksinuar në Kosovë, derisa ka edhe qytetarë të tjerë të shumtë që janë vaksinuar në Shqipëri, konkretisht personel mjekësor.
Me personelin mjekësor do të vazhdohet edhe në Kosovë vaksinimi me Astra Zeneca.
24 mijë vaksina të kësaj kompanie kanë ardhur të dielën në Prishtinë./arbresh.info/

Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...