Në Kosovë janë 11 mijë e 909 raste aktive me koronavirus. Nga fillimi i pandemisë e deri më sot pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 81 mijë e 392 persona, ndërkaq nga ta të shëruar deri tani janë 67 mijë e 731 persona kurse të vdekur janë 1 mijë 752 persona.
Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 771 raste pozitive me koronavirus, nga 3 mijë e 937 mostra të testuara.
IKSHPK ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve janë raportuar 8 vdekje, si pasojë e koronavirusit.
ndërkohë, nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Kosovë janë shënuar 81 mijë e 392 raste pozitive me koronavirus.
67 mijë e 731 persona janë shëruar, ndërkaq 1 mijë e 752 kanë vdekur.
Njoftimi i fundit i IKSHPK-së:
666 TË SHËRUAR DHE 771 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...