Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të mobilizojë plotësisht burimet e vendit për të menaxhuar krizën.
Kosnett përmes një shkrimi në twitter ka thënë se kontrollimi i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike, shkruan arbresh.info.
“Në forumin virtual të donatorëve, e theksova që gjersa SHBA është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën kundër Covid-it, Qeveria duhet të mobilizojë plotësisht burimet e Kosovës për të menaxhuar krizën. Kontrollimi i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Kosnett.
Tutje Kosnett tha se luftimi i Covid-19 është një punë për secilin qytetar.
“Ndërsa qeveria duhet të drejtojë, luftimi i COVID është një punë për çdo qytetar. Populli i Kosovës është i famshëm për energjinë dhe zgjuarsinë e tij. Këto janë armët tuaja sekrete”, tha ambasadori amerikan./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...