Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga dita sotme është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike.
“Ky investim i bërë nga SHSKUK-ja do të ofrojë siguri më të madhe për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e po ashtu do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës
Për të parë investimin e bërë dhe funksionimin e këtij sistemi, Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka vizituar Klinikën Infektive, me ç’ rast është informuar për punimet e kryera.
Ai është njoftuar nga stafi i kësaj klinike se përmes këtij investimi do të jetë më i lehtë trajtimi i pacientëve dhe stafi i klinikës do ta ketë më të lehtë punën.
Furnizimi me oksigjen qendror do të bëhet nga cisterna me kapacitet 20 mijë litra, investim ky i kryer në vitin e kaluar nga ShSKUK-ja.
Shtrirja e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen, do të vazhdojë edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe klinikat e tjera të QKUK-së./arbresh.info/
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa