Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët e saj për kushtet që duhet të plotësojnë dhe procedurat për të aplikuar për subvencionin në vlerë prej 50 eurosh për personat e infektuar me COVID-19.
Në njoftim thuhet se personi që aplikon duhet të jetë në listën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Ju njoftojmë se për të aplikuar për subvencionimin në vlerë prej 50 eurosh, duhet të jetë personi i identifikuar me test PCR dhe të jetë në listë të IKSHP-së. Gjithashtu, luteni të mos dërgoni kartelën bankare, por konfimimin e xhirollogarisë të cilën fillimisht duhet ta merrni nga banka ku keni të hapur llogarinë. Në të kundërtën aplikimi nuk do të jetë valid”, thuhet në njoftim.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...