Internisti Vela: Varianti “delta” përhapet më shpejt se ai britanik, edhe Kosova në rrezik

00:00 | 25 Qershor 2021

Janë shfaqur edhe rastet e para të një varianti të ri të SARS COV-2 të quajtur “Varianti indian” ose varianti “delta”.

Këto raste janë shfaqur në Britaninë e Madhe, por edhe Kosova me këtë rast mund të preket nga varianti “delta”.

Kështu të paktën po thotë internisti Driton Vela.

Vela në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky variant përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë.

“Sa për krahasim. Përderisa varianti britanik ishte 50 përqind më i transmetueshëm sesa varitanti klasik, varianti indian ose “delta” është 50 përqind më i transmetueshëm se varianti britanik. Kështu që po flasim për një virus i cili përhapet shumë shpejt dhe shumë lehtë”.

Ai theksoi vaksinat anti-COVID arrijnë efektin 90 përqind tek pasi personat të marrin edhe dozën e dytë të saj.

“Po, sigurisht. Meqenëse ky variant po arrijnë të bartet tek personat që e kane marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, për shkak se mund të themi se “thembër e Akilit” e vaksinës është se pas dozës së parë nuk janë edhe aq efikase sikur ndaj varianteve tjera. Tek pas dozës së dytë efikasiteti arrin deri në 90 përqind. Pra, edhe ata që kanë marrë dozën e parë që mund të jenë bashkatdhetarët mund ta bartin. Prandaj, vera mund të jetë me rrezik për Kosovën për shkak se varianti mund të bartet me shpejtësi të madhe”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara