Gjendja e mjekut Enton Bollano është përkeqësuar gjatë qëndrimit në shtëpi, ku ishte karantinuar për të shmangur përhapjen e sëmundjes.
Kirurgu i QSUT, Bollano, i cili rezultoi para dy ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.
Kirurgu ka zgjedhur Turqinë për të marrë trajtim të specializuar, ashtu si edhe disa kolegë të tij, shëndeti i të cilëve është përkeqësuar nga Covid.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona si pasojë e Covid-19.
Sot janë shënuar 489 raste të reja, nga 1954 testime të kryera në të gjithë vendin.
Në spitalet Covid janë të shtruar aktualisht 350 pacientë.
Betejën me virusin e kanë fituar 165 qytetarë, çka do të thotë se kurba është në rritjen e saj më të lartë./albeu
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...