Mjeku nga Tetova, Vladimir Evtimoski sot humbi betejën me koronavirusin. Ai ishte mes katër viktimave në Tetovë dhe 14 viktimave në të gjithë vendin që humbën jetën nga Covid-19, shkruan Tetovasot
“Kolegu im i dashur Dr. Vladimir Evtimovski sot ia dorëzoi shpirtin Zotit të Plotfuqishëm, duke u shërbyer pacientëve të tij edhe në momentet më të vështira! Pusho në paqe mik i dashur! Gjithmonë do të na mungosh!”, shkruan në facebook kolegu i tij Argjend Imeri.
Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3 404 teste dhe prej tyre 1 285 kanë rezultaur pozitivë me koronavirus, ose 38 per qind e testeve të kryera, 14 pacientë kanë ndërruar jetë , ndërsa janë shëruar 176 persona./TS

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...