Zëvendës ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka deklaruar se gjendja e të lënduarve nga zjarri në Tetovë, është stabile.
Ai tha se të dhënat zyrtare të të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, duke shtuar se prokuroria dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes.
“Gjendja e të lënduarve është stabile, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.
Hasani tutje tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.
“Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”, tha Hasani.
Ndryshe, në njoftimin e fundit të Prokurorisë u tha se gjatë shpërthimit të zjarrit kanë qenë të hospitalizuar 26 pacientë. Prej tyre 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë lënduar./Telegrafi/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit