Greqia do të vendosë masa të reja kufizuese në sektorin e gastronomisë nga e enjtja, duke i zbatuar më herët masat e planifikuara për fillim të janarit.
Vendimi erdhi një ditë pasi autoritetet njoftuan për rekord të ri prej 21.657 rastesh për një ditë, më shumë se dyfishi i shifrës së të hënës. Autoritetet thanë se varianti Omicron, që është shumë ngjitës, duket se është mbizotërues në komunitet, rreth një muaj pas shënimit të rastit të parë.
Baret, klubet e natës dhe restorantet do të detyrohen që të mbyllen në mesnatë, me përjashtim të natës së Vitit të Ri, kur mund të qëndrojnë hapur deri në orën 2 të mëngjesit, shkruan Reuters.
“Këto masa, nëse zbatohen në tërësinë tonë, do të na lejojnë kthimin në jetën normale nga mesi i janarit”, tha ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një konferencë për gazetarë.
Autoritetet greke i ashpërsuan masat edhe javën e kaluar, duke i bërë maskat të detyrueshme në mjedis të hapur dhe duke i ndaluar organizimet për Kërshëndella dhe Vit të Ri në hapësira publike./express/
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...