Komuna e Gjilanit ka pranuar sot një donacion prej 133 pakove ushqimore dhe higjienike nga Zyra e OBK’së në Kosovë.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar Zyrën e OKB’së për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Gjilanit.
“E falënderoj misionin e OKB’së në Kosovë për mbështetjen në kohë pandemie me pako ushqimore dhe pako higjienike, për qytetarët e Gjilanit që janë në listën e gjendjes sociale, për një mirëqenie më të mirë. Ne kemi qenë përfitues edhe të disa programeve të tjera nga z. Tahir Zanin, përfaqësues special dhe zonja Freemen”, tha Haziri.
Ndërkaq, Barrie Freemen, zëvendës shefe e Zyrës së OKB’së në Kosovë, ka thënë se ndihet mirë që sot po e dorëzojnë këtë donacion, që është mbështetje për njerëzit në nevojë në komunën e Gjilanit për ta përballuar situatën me pandeminë./arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje