Nga 20 marsi kur në Prishtinë janë paraqitur dy rastet e para me coronavirus, sot kryeqyteti numëron 3,380 të infektuar.
Lajmin e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin, Bujar Gashi duke dhënë statistikat për numrin e rasteve aktive dhe atyre të shëruarve.
“Në momentin që po flasim në Prishtinë janë rreth 1,505 raste aktive me coronavirus ndërsa 1,849 të tjerë janë të shëruar” ka deklaruar Gashi.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë se komuna u ka dhënë asistencë rasteve pozitive që janë izoluara.
“Kur e tërë familja ka qenë e izoluar u është ofruar ndihmë në furnizimin me ushqime, ilaçe dhe eventualisht ndihmë mjekësore nëse kanë pasur nevojë”.
Gashi thotë se në ditët në vijim sigurisht se do të ketë rezultatet në rënien e të prekurve me coronavirus, por thotë se pushimet masive që janë bërë në bregdet duke mos bartur maska kanë ndikuar në zbehjen e masave që janë marrë në Kosovë./Telegrafi/
Kurti: Bisedimet me Serbinë kanë arritur në një rrugë pa kry...
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri i dënon edhe Izraeli
Musliu konfirmon se në fotografi është terroristi i vrarë: S...
Gjermania dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës
Flet xhaxhai i policit të vrarë në veri, kërkon që të mos ke...
Hovenier flet pas takimit me Kurtin: Jemi të shqetësuar për ...