Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me masat e reja dhe procesin e imunizimit në vend.
Ai tha se masat e reja të cilat hyjnë në fuqi nga dite e sotme nuk janë të movituara politikisht, por kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Filipçe gjithashtu tha se procesi i imunizimit në vend po rrjedh normalisht pa ndonjë problem të theksuar dhe se gjatë ditës së djeshme afro 2500 qytetarë janë vaksinuar.
“Prej sot fillojnë masat e reja të cilat do të zgjasin dy javë. Masat e reja kanë për qëllim që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe të ndihmojnë sistemin shëndetësorë. Jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është i rënduar, ndërkohë që gjendemi edhe në prag të festave fetare, përfshirë muajin e Ramazanit dhe festën e Pashkëve”, tha Filipçe duke shprehur besimin e tij se qytetarët do të respektojnë këto masa dhe do të kontribuojnë që sa më shpejtë të përfundoj edhe kjo valë e pandemisë.
Ndryshe, prej sot ora deri më 20 prill, ora policore do të nisë prej 20:00 deri në 05:00, ndërsa prej nesër objektet hotelerike do të mbyllen tërësisht./Telegrafi/
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga m...
“Jam Albini pushkë me qitë”, Konjufca thotë se po e dëgjon ...
Evropianët propozojnë një forcë shumëkombëshev në Ukrainë