Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorët e kovid-qendrave në vend.
Filipçe ka falënderuar punonjësit shëndetësorë duke theksuar se gjendja në spitale është tejet serioze, por që falë tyre qytetarët po marrin ndihmën e nevojshme.
“Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me Covid-19. Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, për pacientët me sëmundje kronike gjendja e të cilëve është përkeqësuar, për ekzaminimet e pacientëve të cilët duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.
Здравствениот систем деновиве се соочува со најголемиот предизвик од почетокот на кризата. Состојбата во болниците е…
Posted by Венко Филипче on Saturday, March 27, 2021
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...