Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se me ndihmën e Bankës Botërore do të furnizohen testet më të reja për coronavirus që japin rezultat brenda 15 minutave.
“Tani jemi në fazën kur me ndihmë nga Banka Botërore do të furnizojmë testet më të reja që janë shumë të shpejta dhe do të dërgohen në spitale. Bëhet fjalë për teste që japin rezultate brenda 15 minutave”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se është bërë analiza e vdekshmërisë nga COVID-19 dhe sipas tij, kjo analizë tregon se ka një përqindje të madhe e rasteve të vdekjes janë në ditët e para pas pranimit në spital.
“Në përqindje të madhe pacientët paraqiten vonë në spital. Një përqindja e madhe vendos të shërohet në shtëpi”, tha Filipçe i cili shtoi se trajtimi i pacientëve është identik si në vendet evropiane./Telegrafi/
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...