Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe së bashku me kryekuvendarin Talat Xhaferi kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Filipçe bëri të ditur se deputetët do të pranojnë vaksinën Sputnik V, duke shtuar se rrjedh edhe imunizimi i personave në moshë.
“Sot vaksinohen deputetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët do të vaksinohen me vaksinën Sputnik V. Në ndërkohë rrjedhe edhe procesi i imunizimit të personave në moshë. Qëndrimi jonë është se do të vazhdojmë me procesin e imunizimit dhe kjo do të rrjedh në bazë të moshës”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë./Telegrafi/
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030