Edhe pse koronavirusi ende konsiderohet pandemi, përhapja e variantit Omicron pritet të kthejë sëmundjen në endemike, me të cilën njerëzit mund të jetojnë, ka njoftuar Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Agjencia shprehu dyshime për përdorimin e dozës së katërt të vaksinës, duke shtuar se injektimi i dozave të përsëritura nuk është një strategji e qëndrueshme, tranmseton portal arbresh.info
“Askush nuk e di saktësisht se kur do të jemi në fund të tunelit, por do të arrijmë atje”, tha përfaqësuesi i agjencisë Marco Cavaleri, duke shtuar se duke rritur imunizimin dhe imunitetin natyror, koronavirusi do të kthehet ngadalë në sëmundje endemike.
Sipas tij, nuk duhet harruar se koronavirusi është ende në fazën e pandemisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se është shumë heret që koronavirusi të konsiderohet sëmundje endemike, sikurse është gripi.
Sipas OBSH-së, gjatë dy muajve të ardhshëm, më shumë se gjysma e popullsisë në Evropë pritet të infektohet me Omicron.
OBSH vlerësoi gjithashtu se lufta kundër pandemisë së koronavirusit, me ndihmën e dozave shtesë të vaksinave aktuale, nuk është një strategji e qëndrueshme./arbresh.info/
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...