Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili po heton origjinën e Covid-19 thanë që janë duke tentuar të gjurmojnë elementet gjenetike të virusit në shpellat e lakuriqëve në Wuhan, raporton Indipendent.
Peter Daszak, një zoologjist dhe ekspert i sëmundjeve të kafshëve, tha që ekipi ka marrë disa informata se si Covid-19 ka evoluar në një pandemi. Ai gjithashtu tha “pyetje me rëndësi janë pyetur dhe përgjigjur” në një takim shumë të rëndësishëm me stafin e Institutin të Virologjisë në Wuhan, duke përfshirë zëvendës-drejtorin, Shi Zhengli.
Zt Daszak gjithashtu tha që ekipi po shikon shumë intensivisht në mundësinë që Covid-19 ishte duke qarkulluar në komunitet para se të identifikohej në Wuhan.
“Puna e vërtetë të cilën po e bëjmë këtu është të gjurmojmë prapa nga rastet e para tek rezervuari i kafshëve, dhe ky është një rrugëtim shumë më i ngatërruar dhe mund të ketë ndodhur gjatë një numri muajsh apo edhe viteve,” tha ai.
Edhe pse autoritetet kineze nuk kanë refuzuar asnjë nga kërkesat e ekipit për të vizituar objektet dhe të takohen me figura kyçe si pjesë e hulumtimit, Zt Daszak potencoi që natyrisht është e pamundur të dini se çfarë nuk po ju tregojnë.
Sidoqoftë, ai tha që grupit deri më tani i është lejuar të bëjnë çfarë kanë kërkuar./arbresh.info/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...