Edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka dorëzuar padi penale për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe dy deputetëve të infektuar me Covid-19 të cilët morën pjesë në seancën plenare që u mbajt të dielën.
Nga kjo parti thonë se është shkelur Kodi Penal dhe Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjent ngjitëse.
“Padia penale është kundër presidentit të Kuvendit, i cili mundësoi që të marrin pjesë dy deputetë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19, kjo do të thotë se kemi dyshime bazike se është shkelur Kodi Penal, dhe gjithashtu Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Kjo padi penale do ta dorëzojmë në procesuim në Prokurorinë Publike dhe sigurisht, duhet të veprohet ndaj saj. Padi është kundër Talatit dhe kundër dy deputetëve”, tha Eli Panova nga OBRM-PDUKM.
Përveç OBRM-PDUKM-së, edhe partia “E Majta” sot dorëzoi kallëzime penale ndaj dy deputetëve të infektuar me coronavirus, që morën pjesë në seancën e Kuvendit ku u votuan masat ekonomike, si dhe ndaj kryetarit Talat Xhaferi./Telegrafi/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...