Duket se rregullat e Institutit Kombëtare të Shëndetit Publik, nuk vlejnë për ta.
Janë këta deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ndonëse janë të thirrur për ti respektuar ligjet, kur është fjala për ta gjerat ndryshojnë, raporton Arbresh.info.
Në seancën e sotme ani pse thirrja ju vije në vazhdimësi nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, disa nga deputetët nuk janë kujdesur të ruajnë distancën ndaj njeri-tjetrit, madje disa prej tyre nuk kanë vendosur as maska në fytyre.
Gjatë kohës sa po fillon vazhdimi i seancës, disa prej tyre janë kujdesur që të bëjnë një fotografi por që nuk kanë pasur parasysh rekomandimet për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19, raporton arbresh.info.
Ndryshe, janë qytetarët ata që në vazhdimësi janë duke u gjobitur për mos respektim të masave.
Vetëm gjatë 24 orëve, për mos-rrespektim të masave mbi 1000 persona janë gjobitur nga Policia e Kosovës./arbresh.info/


Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...