Epidemiologu Dragan Danillovski tha se coronavirusi është në “panik”, ndërsa vaksina nuk është më e vlefshme, gjegjësisht se virusin do ta kalojmë të gjithë.
Danillovski thotë se pritet që brenda gjashtë muajve virusi të kalojë nga pandemia në endemi.
“Virusi është në panik, ma lejoni këtë shprehje. Dhe duke marrë parasysh se sa popullatë jemi, sepse nuk vlen më as vaksina, të gjithë do e kalojmë. Pritet që për 3-4-5 muaj, le të jenë edhe 6, që praktikisht do të kaloj në “mace pitom”, do t’i bien thonjtë dhe do të përfundojë këtu për një periudhë si gjallesë endemike në mesin tonë”, tha Danillovski.
Ai se më nuk duhet të llogariten numrat e personave të infektuar me Covid-19 dhe siç tha ai “çdo ditë të bombardohet” me atë se sa raste të reja ka. Danillovski thotë se gjendja mund të matet vetëm me numrin e të shtrirëve në spital dhe rasteve të vdekjes.
“Më tej duhet që tregues i gjendjes të jenë numri i të shtrirëve në spitale dhe numri i rasteve të vdekjes. Që do të thotë vetëm këta të numërohen, vetëm këta të publikohen”, shton Danillovski./tv21/
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...