Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në Europë sa i përket raportit me të vdekur për 100 mijë banorë.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Kosovë deri tash në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje. Vetëm tri vende të tjera në Europë kanë raport më të mirë se Kosova në këtë përllogaritje.

Ato janë Letonia me bilanc prej vetëm 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56. Në këtë përllogaritje, në Shqipëri në 100 mijë banorë janë shënuar 1.05 vdekje, Mal të Zi 1.12, Kroaci 1.64 e Serbi 1.79, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 3.5 vdekje në 100 mijë banorë./epokaere/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...