Sipas njoftimeve të CNN-it, analizat gjenetike të studiuesve britanikë për virusin e COVID-19 të marrë nga 7600 pacientë në mbarë botën, tregojnë se koronavirusi i ri ka filluar përhapjen në përmasë globale që nga fundi i vitit të kaluar dhe është përhapur shpejt pas infeksionit të pare, transmeton arbresh.info
Anëtari i Institutit të Gjenetikës pranë Universitetit të Kolegjit të Londrës François Balloux i tha CNN-it se virusi po përjeton ndryshim, por kjo nuk do të thotë se po përkeqësohet. Raporti studimor i ekipit të tij u publikua në revistën profesionale “Infection, Genetics and Evolution”.
Në raport ndër të tjera thuhet: “Rezultatet tona janë në përputhje me parashikimet e mëparshme. Të gjitha renditjet gjenetike të gjetura para fundit të 2019-s kanë të njëjtin paraardhës. Kjo vërteton se pikërisht në këtë fazë, koronavirusi gjeti mbartës njerëzor”.
“Kemi bindjen se hyrja e virusit te mbartësi njerëzor ndodhi në fund të vitit të kaluar”, shtoi z. Balloux.
Sipas CNN-it, kjo vërteton se virusi ishte përhapur në vendet perëndimore para raportimit zyrtar./arbresh.info/CR/
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...