Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës nga mbledhja e saj e fundit vlerëson se sektori financiar në vend vazhdon të ketë performancë të qëndrueshme, të jetë mirë i kapitalizuar, likuid, stabil dhe funksional në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e vendit.
Sipas BQK-së, bordi është informuar mbi funksionalitetin e plotë të BQK-së gjatë kësaj periudhe, në kuptim të përmbushjes së objektivave dhe detyrave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe në përmbushjen e detyrave për menaxhimin e situatës nga efektet e pandemisë COVID-19.
Gjithashtu, në këtë takim bordi i BQK-së ka miratuar disa rregullore që mundësojnë funksionim më efikas të sistemit financiar në vend./epokaere/
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...