Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot tha se viti shkollor nuk do të përsëritet, derisa e vlerësoi si të suksesshëm realizimin e mësimit online.
Ai tha se kjo është gjë e mirë për të gjithë nxënësit në vend.
“Reaguam shpejt dhe me efikasitet. Ndërprerja e procesit arsimor zgjati vetëm disa ditë dhe pastaj filloi në mënyrë online të realizohet. Viti shkollor filloi të realizohet, që nënkupton se ky vit shkollor nuk do të përsëritet. Ky ishte opsioni më i mirë kur nuk ka opsion tjetër”, tha Ademi, përcjell telegrafi maqedoni
Ai foli edhe për maturën shtetërore, me ç’rast përmendi se tani për tani po shqyrtohen dy propozime, njëri që provimi në fjalë të mbahet gjatë muajit qershor dhe tjetri që ky provim të shlyhet për këtë gjeneratë të maturantëve.
Megjithatë, ai tha se këto propozime dhe një sërë masash të tjera do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë.
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...