Akademia e Shkencave në Shqipëri kërkon forcimin e masave kufizuese për të paktën një periudhë dyjavore.
Gjatë një konference shkencore në Kryesinë e Kuvendit, Skënder Gjinushi u shpreh se masat kufizuese nuk po zbatohen dhe kërkohet një ashpërsim i tyre.
“Nga dhjetori, vdekshmëria në Shqipëri është në nivelin e 1%, nga 2,2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor. Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot ka formën e një vargmali me dy maja, një në mes të nëntorit dhe një në fillim të janarit. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja.
Ne sot ndodhemi në majë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Kjo vjen pasi në rajon në tërësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës. Tri masat e mirënjohura, higjienë, distancë, mbajtje e maskës, nuk respektohen sa duhet. Prandaj për të përshpejtuar uljen është e nevojshme që të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre, së paku për një periudhë dyjavore”, u shpreh Gjinushi./A2 CNN
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...