Në Afrikë ka tejkaluar 133 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin afrikan është rritur në 4.991.686.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.492.421 ndërsa numri i vdekjeve në 133.388.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.
Sipas të dhënave në Ourworldindata.org në kontinentin afrikan me një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh, deri më sot kundër virusit janë administruar rreth 38 milionë doza të vaksinave./aa/
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...