770 raste të reja me COVID-19, dhe 4 të vdekur në Shqipëri

18:25 | 9 Nëntor 2021
A Z

19 të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë në vendin tonë, ndërsa të shruar në spitale janë 182 të infektuar.

Nga 3393 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 770 qytetarë. 310 janë në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 770

Të shëruar në 24 orë 621

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3393

Testime totale 1,334,004

Raste pozitive 190,125

Raste të shëruara 178,998

Raste Aktive 8,157

Humbje jete 2,970

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,279

Fier 881

Shkodër 483

Vlorë 452

Durrës 406

Gjirokastër 384

Elbasan 342

Berat 335

Korçë 234

Lezhë 185

Kukës 92

Dibër 84./tch