30 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë të infektuar me koronavirus.
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, ka thënë që megjithatë situata është nën kontroll brenda kësaj korporate.
“Edhe KEK-u përballet me të njëjtat problematika dhe nuk është jashtë rrethanave që po ballafaqohet vendi. Kjo korporatë i ka mbi 4100 punëtorë dhe prej tyre i kemi rreth 30 punëtorë të infektuar. Nga këta, 10 janë të shëruar dhe 100 janë të vetizoluar”.
Imeri në klan kosove ka bërë thirrje punëtorëve që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së.
“Gjendja në KEK është brenda kontrollit. Normalisht i kemi grupet e emergjencës, që kryejnë detyrat e veta dhe gjendja është nën kontroll”.
“Bëj thirrje dhe inkurajoj punëtorët, që të mos krijojnë panik dhe bëj thirrje që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, u shpreh Imeri.
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama