295 përfaqësues të ARM-së do të jenë në shërbim të sigurimit të objekteve shëndetësore të cilat për momentin janë shndërruar në Kovid-Qendra.
Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, përfaqësuesit e ARM-së nuk do të jenë të armatosur, por do të jenë në mbështetje logjistike të policisë.
“Gjatë ditës së djeshme nga ana e Shtabit kryesorë është dhënë planë për pikat që duhet të sigurohen nga Armata dhe Policia, që një numër i madh prej tyre janë Covid-Qendra.
Armata do t’i asistoj policisë, numri është 295 përfaqësues të armatës. Armata nuk do të jetë e armatosur, por do të jetë në shoqërim të policisë, gjithkund ku të paraqitet nevoja.
Armata ka për detyrë vetëm të mundësoj që punonjësve shëndetësorë të mund të kryejnë punën e tyre”, tha Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza./alsat
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë