Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 64 mijë e 776 doza të vaksinës.
Nga MSH është thënë se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 120 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë ka përmendur edhe raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për rastet e reja me COVID-19.
Nga MSH është thënë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Shkrimi i plotë:
31 Maj 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2007 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.201./arbresh.info/

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...