Falsifikuan testet PCR, aktakuza ndaj gjashtë personave

13:28 | 8 Mars 2021

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur akuzë kundër 5 personave shtetas të Maqedonisë dhe një shtetasi turk për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 378 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sipas akuzës, të ngritur nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup, të akuzuarit kanë kryer veprën gjatë tentimit për të lëshuar territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kur gjatë kontrollit të pasaportës në Aeroportin Ndërkombëtarë-Shkup kanë paraqitur vërtetime të rrejshme për PCR Test”.

“Ata edhe pse asnjëherë nuk janë testuar në laboratorit e theksuara në Shkup dhe e kanë ditur që vërtetimet janë të rrejshme, ata i kanë paraqitur vërtetimet si valide para zyrtarëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara