Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka kërkuar që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të bashkëpunoj me ministrin aktual Arben Vitia, për sigurimin e vaksinave Anti-COVID.
“Sigurimi i vaksinave nuk është proces i lehtë. Në një shtet stabil çdo herë ministri paraprak dhe ai aktual do të duhej t’i bashkonin forcat për ardhjen e vaksinave. Mendoj që në sigurimin e vaksinave dhe luftën ndaj pandemisë do të duhej të ishin bashkë. Unë pres që të dy ministrat të bashkoheshin dhe t’i shkëmbenin informatat e deritashme rreth sigurimit të vaksinave. Dhe të shkëmbehen edhe email, jo ato të shkëmbehen përmes portaleve. Sigurimi i vaksinave në botë më shumë është një garë mes shteteve se luftë politike mes ministrave”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...