Derisa e tregon programin e tij politik, qytetarët e dëgjojnë me vëmendje.
Tash në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përmes tubimeve me një numër të madh të pjesëmarrësve u organizua fushata. E në këto manifestime parazgjedhore nuk është se u respektuan masat anti Covid.
Këtë mënyrë të promovimit të vetës tek qytetarët e zgjodhi secila parti e cila shkoi në balotazh.
Mirëpo se sa gjoba u shqiptuan ndaj tyre për mos respektimin e masave në këtë kohë pandemie e tregon Lamir Thaqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Thaqi tregoi edhe se 120 inspektorë janë në krye të punës për të mbikëqyrur se a po respektohen masat pandemike.
Ai tregon se deri në sa ka arritur shuma e gjobës për tubime politike.
Gjoba të tilla konfirmuan se kanë marrë dy kandidatët për kryetar të Drenasit. Ndryshe, Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë do të jenë në detyrë edhe gjatë procesit zgjedhor nëpër qendra të votimit në tërë Kosovën./expres/
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...