Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, nga koronavirusi në mbarë botën janë shëruar 1.000.355
Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1 milion.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, nga koronavirusi në mbarë botën janë shëruar 1.000.355 persona.
Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë janë SHBA-ja me 147.411, Spanja me 132.929, Gjermania me 120.400, Kina me 77.610, Irani me 73.791, Italia me 71.252 dhe Franca me 48.228.
Ndërsa në Turqi deri më tani nga COVID-19 janë shëruar 44.022 persona.
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.
Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 3.220.268, ndërsa 228.224 njerëz kanë humbur jetën për shkak të virusit./AA
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...