Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello me thellësi 9 km dhe ra rreth orës 04:37.Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence e Pistoja por edhe ne Bologna, Livorno, Pratto, Arezzo etj.
Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe gjeten strehim në makina.
Shkollat në disa zona të Firences, sidomos ato afër epiqendrës janë mbyllur për këtë te hënë ndërsa janë pezulluar disa linja trenash përfshirë edhe atë të shpejtësisë së lartë Firence-Bolonja për shkak se duhen verifikuar hekurudhat.Dëmet janë në proces verifikimi por paraprakisht bëhet e ditur se ka krisje dhe çarje të konsiderueshme në objekte fetare dhe godina të vjetra në Mugello, San Piero dhe Borgo San Lorenzo.
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...