Një numër rekord i grave do të ulen në përbërjen e re, të 117-të të Kongresit amerikan, i cili do të fillojë të punojë në janar.
Do të ketë të paktën 141 gra në Kongres – 105 nga Partia Demokratike dhe 36 nga Partia Republikane.
Në këtë mënyrë, rekordi i mëparshëm nga përbërja e fundit u thye, kur kishte 127 anëtarë të gjinisë së bukur, njoftoi Universiteti Ratgers për Gratë dhe Politikën (CAWP).
Republikanët gjithashtu thyen rekordin për numrin e grave që do t’i përfaqësojnë në të dy dhomat e Kongresit (36), rekordi i mëparshëm ishte 30, në vitin 2006, ndërsa demokratëve u mungon një grua për të barazuar rekordin nga 2019.
Vitin e ardhshëm, do të ketë të paktën 51 gra jo të bardha në Kongres, që është një rekord, nga të cilat 46 janë nga Partia Demokratike dhe pesë nga Partia Republikane.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...