Fillimi i bombardimeve ruse në Siri nuk ka ndryshuar zhvillimin e operacioneve nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj, konfirmoi sot koloneli, Steve Warren, zëdhënës i ushtrisë amerikane në Bagdad.
“Ne nuk i kemi ndryshuar operacionet tona në Siri për të pasur parasysh prezencën e aktorëve të rinj në fushën e betejës”, deklaroi koloneli Warren në një video-konferencë për median.
“Fakti që nuk ka ende shkëmbim formal informacionesh mes Rusisë dhe SHBA-së mbi operacionet e tyre respektive përfaqëson një rrezik, pasi ka gjithnjë një potencial për gabime ose për aksidente”, vazhdoi zëdhënësi.
“Por pilotët profesionistë kanë teknika, protokolle dhe procedura kur janë në të njëjtën hapësirë ajrore. Dhe pilotët tanë do t’i qëndrojnë protokollit”, theksoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...