Autoritetet italianë mohojnë kategorikisht lajmin mbi përfshirjen e trupave speciale italiane në vrasjen e Salah Al-Maskhout, bosit të trafikut të qenieve njerëzore mes Libisë e Italisë.
Sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, kreu i Kongresit libian Nuri Abu Sahmain ka akuzuar Italinë si autore të vrasjes së trafikantit Salah Al-Maskhout, ekzekutuar sot në Tripoli, gjatë një atentati ku humbën jetën edhe 8 truprojat e tij.
Salah Al-Maskhout ishte një ish-ushtarak i ushtrisë libiane në kohën e qeverisjes së Gadafit. Kishte lindur në qytetin e Zuwara, porti kryesor nga ku nisen çdo ditë dhjetëra e qindra emigrantë nga brigjet libiane drejt Evropës.
Mediat libiane informojnë se Salah Al-Maskhout qe i lidhur me qeverinë libiane rivale e qeverisë që aktualisht njihet nga autoritetet ndërkombëtare, si dhe qe mik i ngushtë i Kryetarit të Parlamentit Libian Nuri Abu Sahmain.
Trafikanti Salah Al-Maskhout konsiderohej bosi kryesor i trafikut fitimprurës prej miliona euro, të emigrantëve nga Libia drejt Italisë e brigjeve evropiane të Mesdheut.
Sipas së përdi tshmes libiane “Libya Herald”, kryetrafikanti Salah Al-Maskhout është vrarë nga profesionistë të vërtetë. 8 truprojat e tij të armatosur të gjithë me kallashnikov AK47, janë ekzekutuar menjëherë nga një grup profesionistësh, përbërë nga të paktën 4 persona, të cilët kanë përdorur vetëm pistoleta.
Asnjë prej autorëve të atentatit nuk është vrarë apo plagosur. Kryetrafikantit Salah Al-Maskhout i është zënë pritë në qytetin e Tripolit, ndërsa ndodhej tek të afërmit e tij në zonën Tripoli Medical Centre.
Hipotezat e para mbi autorët e vrasjes së tij janë lufta e fortë mes bandave rivale për të zotëruar trafikun e emigrantëve drejt Evropës.
Zërat mediatik se ekzekutimi i Salah Al-Maskhout është kryer nga trupat speciale italiane është hedhur poshtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme italiane, të cilat e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë fakt përmes agjencive italiane të informacionit.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...