
German Defense Minister and candidate for European Commission President Ursula von der Leyen gives a statement next to new elected President of the European Parliament David Sassoli after their meeting at the European Parliament in Brussels, Wednesday, July 10, 2019. European Parliament groups are grilling the German candidate for European Commission president before they take a vote on her appointment next week. (ANSA/AP Photo/Francisco Seco) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved.]
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen theksoi sot se NATO ishte një institucion i jashtëzakonshëm pas kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e gjykoi Aleancën Atlantike në gjendje të “vdekjes cerebrale”.
“Pavarësisht të gjitha trazirave të javëve të fundit, unë mendoj se NATO është treguar e jashtëzakonshme si mburojë e lirisë”, konfirmoi gjermanja në një fjalim një ditë para 30-vjetorit të shembjes së Murit të Berlinit.
“Historia e Evropës nuk mund të tregohet pa atë të NATO-s”, shtoi ajo duke nënvizuar se bëhej fjalë për aleancën më të fuqishme të mbrojtjes në botë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi dje se Aleanca Atlantike ishte në gjendje të “vdekjes cerebrale” duke shprehur keqardhje për mungesën e koordinimit mes SHBA-së dhe Evropës dhe sjelljen e njëanshme të Turqisë në Siri, anëtare e Aleancës Atlantike./ATSH/
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...