Forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë.
Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e lehta ushtarake “kishin depërtuar në qytet”, transmeton portal arbresh.info
Para deklaratës së tij, pamjet që janë shfaqur nëpër medit sociale kanë treguar disa makina ushtarake ruse duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit verilindor.
Autoritetet kanë kërkuar nga banorët të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.
“Mos dilni nga aty ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
https://twitter.com/KyivIndependent/status/1497820688777986055
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...