Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima të shumta në mesin e trupave izraelite, raportoi televizioni publik izraelit, “Kan TV”.
Zyrtarët e mbrojtjes vlerësojnë se “dhjetëra” ushtarë do të vriteshin dhe një numër i madh do të plagoseshin gjatë operacionit, transmeton gazeta “The Times of Israel”.
Ata gjithashtu paralajmëruan për rrezikun që pushtimi i plotë i Gazës do ta paraqiste te pengjet që po mbahen ende atje, pasi deri më tani ushtria izraelite është përmbajtur nga operimi në zonat ku besohet se janë duke u mbajtur pengjet.
Sipas transmetuesit publik, zyrtarët besojnë se pengjet do të mund të vriteshin ose qëllimisht nga ata që janë duke i mbajtur, nëse u afrohen ushtarët izraelitë, ose pa qëllim nga vetë trupat izralite.
Raportohet se udhëheqja ushtarake ka mospajtime me krerët politikë sa u përket hapave të ardhshëm rreth Gazës, pasi raportohet se kryeministri Benjamin Netanyahu po kërkon që të zbatohet plani për pushtim, ndërsa komandanti i ushtrisë, Gjeneral Lejtënant Eyal Zamir, thuhet se po rekomandon që ushtria të marrë një qasje më graduale dhe ta rrethojë Qytetin Gaza.
Thuhet se kryeministri nuk e ka pranuar propozimin e komandantit të ushtrisë dhe i ka thënë që t’i përgatisë planet për pushtimin e Rripit të Gazës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...