Një vajzë adoleshente siriane, e cila u trajtua në Turqi pasi ishte plagosur në provincën e Idlibit në veri të Sirisë, u bashkua me familjen e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë, Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe guvernatori i provincës jugore turke Hatay realizuan ëndrrën e 14-vjeçares E.H.Y. që të shohë prindërit e saj pas një viti e gjysmë.
Ajo i është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjike për shkak të efekteve të shpërthimit në vendin e saj të përfshirë nga lufta dhe kishte kërkuar nga zyrtarët turq që ta ndihmonin të ribashkohej me familjen e saj pas shërimit.
Gjatë takimit që u realizua në kalimin kufitar Yayladağı në Hatay, familja dhe zyrtarët shpërthyen në lot gëzimi.
E.H.Y tha se është shumë e lumtur që takoi familjen e saj.
“Unë u plagosa rëndë pasi një bombë shpërtheu pranë shtëpisë sonë në Idlib. Më sollën vetëm në Turqi, por për fat të mirë u trajtova këtu dhe u shërova”, tha ajo.
“Kur erdha në Turqi, familja ime ishte në Siri dhe nuk kisha marrë lajm nga askush për një kohë të gjatë”, tha ajo, duke falenderuar zyrtarët për përpjekjet e tyre.
Ndërkohë, nëna e vajzës shprehu lumturinë e saj që takoi vajzën e saj pas një kohe të gjatë.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit