Zyrtarët shëndetësorë: Të shtënat dhe sulmet izraelite në Gaza vranë 46 palestinezë

23:32 | 30 Korrik 2025
R J

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se të shtënat dhe sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 46 palestinezë mbrëmë dhe sot.

Spitali Shifa në qytetin e Gazës tha se mori trupat e 12 personave të vrarë mbrëmë kur forcat izraelite hapën zjarr drejt turmave që prisnin kamionë ndihmash që vinin nga kalimi Zikim në Gazën veriore, raporton Sky News.

Spitali bëri të ditur gjithashtu se trembëdhjetë të tjerë u vranë në sulmet në e refugjatëve Jabaliya, në qytetin Beit Lahiya dhe Beit Hanoun.

Izraeli vazhdon të mohojë se ka shënjestruar civilët dhe fajëson Hamasin për çdo vdekje që ndodh.

Në qytetin jugor të Khan Younis, nga spitali Nasser thanë se morën trupat e 16 personave që u vranë dje në mbrëmje, derisa prisnin kamionë ndihmash në Morag.