Së paku gjashtë persona kanë vdekur në një aksident në autostradë në Fort Worth, Texas, sipas policisë së Fort Worth.
Më shumë se 100 vetura ishin përfshirë në një aksident në I-35, dhe një numër i madh njerëzisht kishin ngecur në veturat e tyre, tha departamenti i zjarrfikësve.

65 njerëz ishin lënduar në aksident, i cili u raportua pak pas orës 6 në mëngjes, thanë autoritetet, shkruan ABC News, transmeton arbresh.info.
36 janë transportuar nga vendi i ngjarjes, duke përfshirë tre të cilit ishin në kushte kritike, tha policia. Shumë pacientë trajtoheshin dhe liroheshin në vend të ngjarjes, tha policia, përderisa të tjerët u larguan nga vendi i aksidentit vetëm por më vonë shkuan në spitale.
Të gjitha viktimat sipas vlerësimit në vendin e ngjarjes ishin të rritur, thanë zyrtarët.


My heart has been in my stomach all day.
I spoke today to the driver of this car; she’s okay. Her story is just unbelievable.
At least 6 people lost their lives in this horrific pileup in Fort Worth today. I cannot underscore how much my heart is hurting for our community. pic.twitter.com/IFIlNe4GkH
— Lauren Zakalik (@wfaalauren) February 11, 2021
Policia e Fort Worth tha që faktor i mundshëm i aksidentit ishte ngrirja. Shiu i ngrirë ka çuar në rrugë të rrëshqitshme në zonën e Fort Worth./arbresh.info/
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para